Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror

Kush jemi

Themeluar në vitin 2014 nga aktivistë të së majtës: arsyeja kryesore e themelimit ka qenë hulumtimi kritik i fenomeneve shoqërore për të thyer hegjemoninë kulturore të elitave ekonomike e politike shqiptare të njëzetepesë viteve të fundit.

Të kryejë shërbime e projekte në të mirë të publikes e interesit publik;

Të organizojë studime, seminare, konferenca, publikime, aktivitete ndërgjegjësuese dhe mobilizuese mbi çështje të zhvillimit ekonomik, të lirive dhe të drejtave të njeriut, orientimit drejt barazisë sociale si dhe zhvillimit kulturor dhe artistik;

Të organizojë, strukturojë dhe ngrejë kapacitetet e grupeve studentore, organizatave sindikaliste apo grupeve të tjera të interesit, si dhe të këshillojë e mbrojë ata;

Të kryejë veprimtari në interes të publikes: jetën e njeriut, shëndetin e tij, mjedisin, kulturën, edukatën, shkencën, edukimin fizik e shpirtëror, vlerat demokratike, etj;

Të bashkëpunojë me grupet identitare për përmbushjen e qëllimit.