Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror

Universitari

Universitari është një gazetë e krijuar për t’i dhënë zë shqetësimeve të studentit, kushteve të studimit dhe të jetesës dhe raportit të tij me dijen. Projektuar si një hapësirë e lirë kritike, denoncimi dhe ndërgjegjësimi universitar, kjo gazetë u jep mundësinë të gjithë studentëve dhe pedagogëve të shprehin shqetësimet e tyre, idetë dhe dëshirat e tyre mbi universitetin që kanë dhe duan të kenë. Në këtë adresë email-i, g.universitari@gmail.com si dhe në inboksin e faqes “Për Universitetin” në facebook, mund të na dërgoni shkrime, ankesa mbi problemet në universitet, fotografi, sugjerime dhe kritika mbi gazetën dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me jetën universitare. Universitari botohet me ndihmën financiare të Olof Palme International Center (OPIC).