Faqja është në ndërtim! |

STREHIMI ËSHTË NJË E DREJTË, JO BIZNES

Kreu / Blog / Artikuj

Protestë madhështore në Madrid e thirrur nga rreth 40 organizata dhe sindikata të ndryshme.
Rreth 150 mijë persona protestuan ditën e dielë për çmimet e papërballueshme të qirasë. Nën tringëllimën e dhjetëra mijëra çelësave, ata kërkuan masa urgjente për uljen e çmimeve të qirave, apo të kredive për blerje apartamenti.

Presidenti i Federatës Rajonale të Shoqatave të Fqinjësisë së Madridit (FRAVM), Jorge Nacarino, tha se “është urgjente që administratat të angazhohen për një ndryshim të qartë në modelin e strehimit”. Greva e qirave është kërkesa kryesore e Sindikatës së Qiramarrësve të Madridit. “Mosndëshkueshmëria e pronarëve ka marrë fund. Nëse vazhdoni të rrisni çmimet, ne nuk do t’ju paguajmë,” tha Valeria Racu, zëdhënësja e grupit. Racu ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Strehimit, Isabel Rodríguez.

Të rinjtë janë ata që e vuajnë më së shumti këtë çmenduri të rritjes së çmimeve. Mbështetja masive prej tyre është një mesazh i qartë i mllefit për një problem që po sjell pasoja dramatike për një brez që i sheh planet e së ardhmes të shkatërruara. 66% e njerëzve midis moshës 18 dhe 34 vjeç në Spanjë janë ende në shtëpinë e prindërve, krahasuar me 50% në vitin 2010.
 
Protestuesit denoncojnë korporatat e mëdha të ndërtimit, bankat dhe agjencitë e pronave të paluajtshme (real estate) se po spekulojnë me çmimet në kurriz të shumicës dërrmuese të popullsisë. Thirrje si “Mjaft me dëbime”,“Këta janë çelësat e shtëpisë sime”, “Po na vjedhin të ardhmen”, “E drejta për një çati (mbi kokë)” “Biznesi juaj mizerja jonë” etj ishin të shkruara në pankartat dhe banderolat që mbanin protestuesit.
Kjo protestë është mbajtur për të zgjidhur problemin “alarmant” rreth strehimit, me idenë se do të jetë “fillimi i një mobilizimi të madh social që detyron institucionet përgjegjëse për një ndryshim rrënjësor në politikat e strehimit”.
Protesta të mëdha janë mbajtur edhe në qytetet e tjera të Spanjës si Malaga, Valencia, Barcelonë, Majorka etj.

IKESH

Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror 

Kategoritë

IKESH

Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror

Menu

Rreth nesh

Projekte

Blog

Kontakto

Projekte

Kreu

Hulumtime

Angazhim

Drejtësi sociale

Mbështetje

Na Kontaktoni

Nëse keni pyetje, dëshironi të bashkëpunoni ose të mësoni më shumë rreth nismave tona, mos hezitoni të na kontaktoni.

© 2025 Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror – IKESH. Të gjitha të drejtat e rezervuara.