Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror

Ja tek janë gratë shkodrane!

Këto gra punojnë 8 deri në 10 orë në ditë në fasoneri dhe prapë zbukurojnë qytetin me hijeshinë e tyre. A janë të lodhura?!

Zgjohen në orën 5 të mëngjesit, duke lënë çdo gjë gati për familjarët e tyre, dhe në orën 7 gjenden te dera e fabrikës. Nuk mund të vonohen, norma ditore është 4 000 palë këpucë, që shiten në dyqane 60 mijë lekë të vjetra minimumi.

Janë 1200 gra që marrin nga 160-200 mijë lekë pagë dhe shumica janë pa kontratë. Duart e tyre priten e sakatohen nga nxitimi nëpër makineritë e fabrikës, por prapë kujdesen që të ketë bukë në darkë për fëmijët e tyre. Janë shoqe me njëra tjetrën e nuk harrojnë të buzëqeshin, pavarësisht se ndihen të pashpresa. Te dera i pret një grua tjetër, e cila sikur ua ka lehtësuar punët shtëpiake me perimet që u shet.

Nxitojnë! Fëmijët duhen marrë nga shkolla, rrobat duhen larë e hekurosur, shtëpia duhet pastruar, darka duhet përgatitur, duhet të presin e përcjellin miqtë: “Të tana duhen ba”!

Mundohemi të flasim me to, guxojnë dhe shokët ti ndalojnë!

Nuk kanë besim te partitë politike, te ato gra që duhet t’u japin votën, që këto të fundit t’u falin mëshirë për një punë tashmë në privat. Burrat e tyre enden rrugëve, jo se janë dembela, por se për ta punë nuk ka! Këto gra sjellin të vetmet të ardhura në shtëpi, sjellin të ardhurat edhe për pronarin që nuk ngohet kurrë, por emri tyre asgjëkundi nuk përmendet.
Qyteti nuk i njeh. Në heshtje ka për të kaluar jeta e tyre. Një ditë pushimi në javë nënave nuk u del as për t’u çmallur me fëmijët.

grua-shkoderAh, Migjen sikur të ishe gjallë, dhimbja kishte për të ta djegur shpirtin! Do u thurje vargje këtyre grave trimeresha!

I shoh tek u japin biçikletave,
më kujtojnë mamin,
më pasqyrojnë të ardhmen,
ndoshta nesër do të jem si ato!

Mirela Ruko